Loading…

Për herë të parë në Lojërat Mesdhetare, 19-vjeçari nga Kosova përfundon në pozitën e 11’të

  • 30/06/2022 | 22:11

Për herë të parë në Lojërat Mesdhetare, 19-vjeçari nga Kosova përfundon në pozitën e 11’të

Atleti i talentuar kosovar, Muhamet Ramadani, ka garuar ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë në hedhjen e gjylës dhe ka përfunduar në pozitën e 11’të, transmeton Gazeta Metro.


Në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 për herë të parë në një garë të nivelit të tillë elitar ka garuar, Muhamet Ramadani, në hedhjen e gjylës.

Hedhja e tij më e mirë ishte 18.06 metra, më pak se sa rekordi i tij personal 18.72 metra.

Për 19-vjeçarin kjo do të jetë një eksperiencë dhe përvojë e mirë, marrë parasysh edhe nivelin e garave në Lojërat Mesdhetare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë