Loading…

Për foshnjën që ra në pllaka, ka ndëshkim vetëm me vërejtje

  • 21/06/2017 | 10:47

Për foshnjën që ra në pllaka, ka ndëshkim vetëm me vërejtje

Vërejtje me shkrim është masa e vetme që Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shqiptuar ndaj stafit shëndetësor të Gjinekologjisë, që si pasojë e neglizhencës se tyre një foshnje e porsalindur kishte rënë në dysheme para dy muajsh.


Klinika edhe publikisht e kishte pranuar se kjo foshnje ishte përplasur për dyshemeje, pasi gjatë kohës kur V.Tasholli ishte duke lindur stafi i Gjinekologjisë nuk ishte në sallë, shkruan Koha Ditore.

Sipas shkresave zyrtare që i ka siguruar gazeta, infermierja kryesore kishte shkuar në shtëpi rreth 20 minuta para se të përfundonte orari i punës, asnjëri nga mjekët kujdestarë nuk ndodhej në sallë, ndërsa mamia edhe pse e dinte që e kishte afër kohën e lindjes e kishte udhëzuar shtatzënën të nisej drejt boxit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë