Loading…

Për faturë të rrymës, pronari thërret Policinë dhe i nxjerr jashtë studentët gjakovarë

  • 08/02/2018 | 09:13

Për faturë të rrymës, pronari thërret Policinë dhe i nxjerr jashtë studentët gjakovarë

Pas mesnate në zemër të Prishtinës, më saktë në lagjen e Muhaxherëve pronari i ndërtesës me inicialet U.P, ka pritur zgjuar një grup studentësh që banojnë në pronë për t’i dëbuar nga banesa në ora 2:00 të mëngjesit.


Pasi që në fillim nuk u morën vesh me fjalë të buta se studentët duhet të largohen nga ndërtesa pasi që nuk kishin kryer obligimet ndaj pronarit, në vend të ngjarjes erdhi policia e cila u thirr nga pronari në fjalë.

Studentët para policisë thanë se obligimin e rrymës e kishin paguar ndërsa një gjë të tillë nuk e pranoi pronari U.P.

Pasi që nuk o morën vesh me fjalë mes tyre filloi një përleshje e cila rezultoi me arrestimin e një studenti, ndërsa pesë të tjerët u detyruan që të largohen në mes të natës nga banesa.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, studentët janë nga Gjakova dhe nuk janë lejuar të marrin rrobat dhe sendet tjera derisa t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj pronarit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë