Loading…

Për Edi Ramën, arsyeja e opozitës për protestë qesharake

  • 19/02/2017 | 18:58

Për Edi Ramën, arsyeja e opozitës për protestë qesharake

Komunikimin e tij javor, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar protestës së organizuar një ditë më parë nga opozita me kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme.


 

Duke e quajtur si qesharake arsyen e kësaj proteste, Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira e transparente pavarësisht bllokimit të komisionit të reformës zgjedhore pikërisht nga opozita.

“Më tingëllon qesharake, protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A ka pasur ndonjë shqetësim nga ndonjë partner për cenimi e zgjedhjeve? Absolutisht jo”, ka thënë Rama.

Ai ka shprehur respekt për qytetarët që dolën ditën e djeshme në protestë, por ndërsa vlerësoi se edhe ata e duan Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, theksoi se janë pikërisht ata që e organizuan këtë protestë që nuk e duan një gjë të tillë.

bërtasësh sot për varfërinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e Vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale”, u shpreh Rama duke theksuar se “çadrat në Bulevard strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë