Loading…

Për dy javë Duda Balje ndërroi qëndrimet për tërheqjen nga Trusti

  • 25/05/2022 | 12:52

Për dy javë Duda Balje ndërroi qëndrimet për tërheqjen nga Trusti

Deputetja Duda Balje abstenoi sot për Tërheqjen nga Trusti në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.


Nëse për gjithçka tjetër jo, ky veprim i Baljes do të mbahet mend për kohën e shkurtër brenda së cilës Duda Balje ndërroi qëndrim për këtë çështje.

Më 11 maj, Balje thoshte për media se do të votonte pro këtij propozimi, ngase siç krekosej ajo në deklaratën e saj, “është në anën e qytetarëve”.

“Unë personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marr 30% po nëse jo nuk është e obligueshme. Edhe kur jam duke ecur në rrugë njerëzit po më ndalin dhe më lusin të votojnë për Trustin që të dalim nga kriza ekonomike dhe unë nuk kam biseduar me grupin, por unë personalisht do ta përkrahi dhe do të dalë në anën e qytetarëve”, u shpreh Balje.

Kështu nuk veproi Balje sot në Komisionin Parlamentar. Ajo abstenoi në lidhje me këtë propozim, duke pamundësuar kështu kalimin e tij në Komisionin për Buxhet dhe Financa, pasi që votat ishin 5 për, 5 kundër, dhe një abstenim.

E nuk dihet nëse në ndryshimin e qëndrimit të Baljes ka ndikuar dikush nga Qeveria Kurti, pasi që vet kjo e fundit kishte dalë ashpër kundër tërheqjes nga Trusti Pensional.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë