Loading…

Për dy ditë janë thyer dy kisha dhe një xhami në Kosovë

  • 18/02/2019 | 20:19

Për dy ditë janë thyer dy kisha dhe një xhami në Kosovë

Kur bëhet fjalë për vjedhje në Kosovë nuk po kursehen as institucionet fetare, për dy ditë janë thyer dy kisha dhe një xhami, transmeton Gazeta Metro.


Së fundmi, cak i hajnave ishte Kisha Katolike në Llapushnik.
Kjo kishë u thye të shtunën që lamë pas e nga aty, hajnat morën kutinë humanitare dhe disa të holla.

E Policia e Kosovës, këtë rast e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.

Ata bënë të ditur se ky rast është duke u hetuar dhe se deri me tani nuk ka të arrestuar.

Por,  kjo nuk është vjedhja e vetme këto ditë në institucione fetare.

Një rast i ngjashëm, ndodhi edhe në një kishë në Suhodoll të Mitrovicës.

Sipas raportit zyrtar të policisë, persona të dyshuar kanë thyer derën e kishës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 200 dinarë.

Ju kujtojmë se vjedhje kishte edhe në një xhami të Istogut.

Por këtu, një person ka përfunduar nën pranga, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur arkën e parave të xhamisë së qytetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë