Loading…

Për Demarkacionin, partitë ta gjejnë një formulë

  • 07/02/2017 | 23:50

Për Demarkacionin, partitë ta gjejnë një formulë

Nëse duam liberalizim të vizave duhet ta gjejmë formulën e pranueshme për BE’në, e që për këtë janë dy kushte: Demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta e mirëfilltë kundër korrupsionit.


Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë thirrje që partitë politike dhe Kuvendi të gjejë një formulë të pranueshme për ta përfunduar demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se askush nuk mund ta japë garanci se Kuvendi i ardhshëm do ta miratojë këtë marrëveshje.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Haliti ka përjashtuar mundësinë që nëse nuk kalon demarkacioni, vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai ka theksuar se përderisa funksionojnë pozita dhe opozita dhe ka një koalicion me shumicë votash atëherë, sipas tij, veç njerëzit që kanë apetite të tjera mund të kërkojnë zgjedhje të reja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë