Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me dështimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, për rastin Dehari.
“Kur ishte çështja e demarkacionit, koalicioni thoshte ejani në Kuvend, sepse aty është vendi për të debatuar”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.
“Kur opozita po kërkon debat për rastin e Astrit Deharit, koalicioni qeverisës po refuzon me metoda të ndryshme vetëm për të mos lejuar debatin.”, ka përfunduar ai, duke kërkuar edhe një herë drejtësi për rastin e Astrit Deharit.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka ndërruar jetë më 5 nëntor derisa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Përderisa rezultatet e autopsisë vlerësuan se bëhet fjalë për vetëvrasje, Lëvizja Vetëvendosje i refuzon ato duke shprehur mosbesimin në institucionet shtetërore./gazetametro.net