Loading…

Për 9 muaj 2.476 ndërmarrje të reja, 457 të shuara

  • 01/11/2016 | 17:03

Për 9 muaj 2.476 ndërmarrje të reja, 457 të shuara

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Repertorin Statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016

Sipas këtij raporti, në tremujorin e tretë të vitit 2016 në Kosovë janë regjistruar 2. 476 ndërmarrje, ndërsa janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje.
Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.
Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 24.9%.
Për më shumë informata rreth Regjistrit statistikor të bizneseve për TM3 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/regjistri-statistikor-i-bizneseve

Për numrin e ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara sipas tremujorëve dhe sektorëve të aktiviteteve ekonomike 2012-2016, shih ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Statistical%20business%20register__Statistical%20repertoire/enterprises01.px/table/tableViewLayout1/?rxid=66ef9055-1a48-4990-9963-f228e376751c

Për numrin e ndërmarrjeve të regjistruara dhe atyre të shuara sipas tremujorëve 2006-2016, shih ASKDATA:
http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Statistical%20business%20register__Statistical%20repertoire/enterprises01.px/table/tableViewLayout1/?rxid=66ef9055-1a48-4990-9963-f228e376751c

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë