Loading…

Për 80 mijë euro kokainë, arrestohen shqiptari dhe gruaja e tij

  • 08/05/2017 | 19:01

Për 80 mijë euro kokainë, arrestohen shqiptari dhe gruaja e tij

Një shqiptar rreth të 38-tave dhe një grua nga Breshia, 50 vjeçare, janë vënë në pranga pasi do të fitonin një shumë prej 80 mijë euro nga shitja e lëndëve narkotike.


Personat ne fjalë janë burrë dhe grua, shkruajnë mediat italiane.

Trafikantët janë arrestuar në dalje të autostradës në Breshia të Italisë, teksa lëviznin me një makinë tip “Fiat Bravo” dhe janë ndjekur për pak kohë nga efektivët e policisë.

Kur janë ndaluar, gjatë kontrollit në “Fiat Bravo” është gjetur dhe sasia prej 800 gr kokainë, e ndarë në disa paketime dhe e mbështjellë me celofan, shkruan albeu.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, raportojnë sot mediat lokale. Identiteti i shqiptarit dhe as i gruas italiane nuk bëhen me dije, por raportohet se ata janë më precedentë të mëparshëm për trafik droge.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë