Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, 8.12% e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum.
Të dhënat janë marrë pas përpunimit të 92% të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime.
KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit.
Në total, të drejtë vote kanë 1.806.336 persona që rezultojnë të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Vlen të theksohet se Amerika dhe shtetet e BE’së i kanë dhënë përkrahje kalimit të marrëveshjes në referendum, e cila gjë ka bërë që të ketë shpresë për një votim PRO.
Edhe krerët kosovarë u kanë bërë thirrje shqiptarëve të votojnë pro në referendum./gazetametro.net.