Për vetëm 200 euro dikush nga qytetarët e vendit do ta kenë mundësinë të bëhet pronar i automjetit Hyundai Accent i vitit 2005.
Këtë ‘pazar’ për blerjen e automjeteve të interesuarit mund ta bëjnë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Kjo ministri ka qitur në shitje 12 automjete përmes ankandit publik, shkruan ORAinfo.
Çmimi minimal për shitjen e 12 automjeteve është caktuar të jetë vetëm 6 500 euro.
Çmimi më i lirë në këtë ankand shkon për automjetin Hyundai Accent i vitit 2005, vlera e të cilit është caktuar të jetë vetëm 200 euro.
Ndërkaq, çmimi më i shtrenjtë minimal është caktuar për automjetin Mitsubishi Pajero i vitit 1999, vlera e të cilit është caktuar të jetë 1 300 euro, përcjellë ORAinfo.
Përparësi në blerjen e këtyre veturave do të kenë personat që ofrojnë çmimin më të lartë.
Ankandi do të mbahet në lokacionin e Ish-Ndërtesën e Hekurudhës-Fushë Kosovë,Objekti i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim më datën 2 mars.
Ofertuesit e interesuar mund të shohin veturat në Ish-Ndërtesën e Hekurudhës -Fushë Kosovë,Objekti i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim nga data 22 deri më 28 shkurt. /gazetametro.net