Loading…

Për 15 minuta: Domate të mbushura me vezë

  • 24/09/2021 | 09:33

Për 15 minuta: Domate të mbushura me vezë

Sa më shumë që do të kënaqeni me këtë përgatitje interesante, aq më shumë do të kënaqeni me shijen e mrekullueshme.

Përbërësit:

– 4 domate;
– 4 vezë;
– kripë;
– piper;
– qepë të reja;
– rozmarinë të freskët;
– vaj ulliri.

Përgatitja:

1. Domatet lani dhe thani, pastaj pritjani të ashtuquajturin kapak, domethënë pjesën ku gjendet bishti i gjethes. Nëse do të jetë e nevojshme që të qëndrojë mirë domatja, pritni pak dhe rrafshoni pjesën e poshtme.

2. Me kujdes hiqjani pjesën brendshme dhe farat (pjesën e tultë ruajeni) dhe shtoni erëza në anën e brendshme.

3. Qitni pak vaj në një enë rezistuese ndaj zjarrit, në fund vendosni domatet dhe rozmarinën.

4. Radhisni domatet dhe në secilën prej tyre thyeni nga një vezë, shtoni idhni pak erëza dhe piqni në furrën të nxehur në 220 gradë Celsius rreth shtatë minuta ose sipas dëshirës (varësisht a duhet që vezët të jenë buta apo të pjekura mirë).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë