Loading…

Për 10 vjetorin e Pavarësisë, LDK homazhe te varri i Rugovës

  • 17/02/2018 | 12:30

Për 10 vjetorin e Pavarësisë, LDK homazhe te varri i Rugovës

Kryesia e LDK-së bashkë me shumë veprimtarë, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës nderuan jetën dhe veprën e arkitektit të pavarësisë, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.


Në emër të kryesisë së LDK-së, sekretari i përgjithshëm i LDK-së,  Ismet Beqiri tha se për nder të kësaj dite të veçantë për shtetin e Kosovës po nderojnë jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

“Figura e Presidentit Rugova, simbolizohet dhe është sinonimi i Pavarësisë që sot ne e gëzojmë këtë ditë. Moment krenarie dhe dhimbjeje, në të njëjtën kohë po i mungon Kosovës. Vizioni i tij dhe puna e tij mbeten burim frymëzimi si për LDK-në ashtu edhe për Kosovën”, tha ndër të tjerash z. Beqiri.

“LDK-ja sikurse Presidenti Rugova mbeten shtylla më e fortë e Kosovës, LDK mbetet partia e cila ka qëndrimin, stabilitetin dhe përkushtimin e ruajtjes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”, tha Beqiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë