Loading…

Për 1 vjet, drejtori i Ahmetit tendere 1.2 milionë euro miqve (Dokument)

  • 27/05/2017 | 13:03

Për 1 vjet, drejtori i Ahmetit tendere 1.2 milionë euro miqve (Dokument)
Foto ilustruese: Hysen Durmishi gjatë punimeve në një rrugë

Lëvizja Vetëvendosje gjithnjë ka kritikuar qeverisjen qendrore për klientelizmin politik dhe shpërblimin me tenderë të kompanive të “dostave”. Por, mangët me shpërblimin e miqve me tenderë nuk ia ka lënë fare as qeverisja e Shpend Ahmetit në Prishtinë.


Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi, në komunën e qeverisur nga Shpend Ahmeti, me tenderë e ka shpërblyer madje edhe kompaninë ku ka punuar vetë si menaxher deri në vitet 2009 dhe 2010.

Durmishi bashkë me të nominuarin për kryeministër nga VV

Kompania N.N.P. Sopi, e miqve të Hysen Durmishit, nuk kishte marrë asnjë tenderë nga Isa Mustafa më herët në Komunën e Prishtinës, por gjatë këtyre viteve ajo është shpërblyer majmë nga qeverisja e Shpend Ahmetit, përkatësisht nga drejtoria që tani udhëheq Hysen Durmishi.

Për një vjet, Durmishi e shpërbleu ish-kompaninë ku kishte punuar me mbi 1.2 milionë euro.

Vetëm në vitin 2015, sipas vëllimit financiar të projekteve të atij viti, vëllime financiare që nuk ishin publikuar edhe në vitet e mëtejme, ish-kompania e menaxhuar nga Durmishi, ka marrë 4 projekte prej drejtorisë që udhëheq vetë Durmishi.

Në bashkëpunim me kompaninë “Teknika Project”, kompanisë “Sopi” i ishte dhënë tenderi për ndërtimin e rrugës Matiçan-Butovc-Kolovicë, në vlerë prej 486, 367 euro (Kontrata nr. 616 15 073 511, dt. 19.06.2015). Pronarët e këtyre dy kompanive janë vëllezër, dhe ata janë Naim e Qazim Sopi.

Sërish në kombinim me kompaninë “Teknika Project”, kompanisë “Sopi” i ishte dhënë tenderi për ndërtimin e rrugës Breznicë-Barilevë, në vlerë prej 290, 303 euro (Kontrata nr. 616 15 078 521, dt. 23.06.2015).

Kompanisë “Sopi”, ku kishte punuar më herët Hysen Durmishi, i ishte dhënë tenderi edhe për ndërtimin e rrugës në lagjen “Kurti” në Barilevë, në vlerë prej 260, 584 euro (Kontrata nr. 616 15 184 521, dt. 01.11.2015).

Në fund të vitit 2015, kompanisë “Sopi”, drejtori i Shpend Ahmetit i kishte dhënë tenderin edhe për ndërtimin e disa rrugëve lidhëse me rrugën për Gazimestan, në vlerë prej 172, 395 euro (Kontrata nr. 616 15 253 521, dt. 21.12.2015).

Drejtori i Shpend Ahmetit, Hysen Durmishi, në biografinë e tij zyrtare e konfirmon edhe vetë që në vitet 2009-2010 ka qenë menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI” në Prizren. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë