Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Aston Villës që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00 ka konfirmuar rikthimin e mbrojtësve, Kyle Walker dhe John Stones, transmeton Gazeta Metro.
Jo vetëm në Angli por në të gjithë botën vëmendja do të jetë në dy ndeshjet e Premier League, Manchester City-Aston Villa dhe Liverpool-Wolves. Në rast të fitores së ‘The Reds’ kundër Wolves dhe një humbje apo barazim të Cityt, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shpallet për herë të 20’të në historinë e saj kampion në elitën e futbollit anglez.
Por, siç duket skuadra e Pep Guardiolës do të ketë në radhët e saj edhe dy prej mbrojtësve më të mirë në skuadër, Kyle Walker dhe John Stones për të cilët spanjolli konfirmoj rikthimin.
”Ne kemi doktorë të mrekullueshëm, mund të konfirmoj se Kyle Walker dhe John Stones janë të gatshëm të luajnë në ndeshjen kundër Aston Villës,” tha ai.
Pep Guardiola edhe pse ka fituar tre tituj të Premier Ligës me Manchester Cityn, për të do të ishte i pari ta siguronte në shtëpi edhe matematikisht dhe për këtë 51-vjeçari tha: ”Është shumë bukur të kesh një shans për të fituar titullin kur luajmë në shtëpi, i pari për mua. Është një privilegj.”
Kujtojmë se ‘Citizens’ janë në pozitën e parë në tabel me 90 pikë, ndërsa Liverpool në vendin e dytë me 89 pikë. /gazetametro.net