Duke marrë parasysh ndërrimet e vitit te kaluar,gjithashtu viti që shkoi solli një kthim relativisht të mirë në krahasim me vitet tjera. Në 2015 kthimi ishte 30 milionë euro ndërsa në 2016 dyfishim. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë kontibuesit në Fondin Pensional të Kosovës.”, tha Ymer Havolli, anëtarë i bordit të Fondit Pensional të Kosovës. Sipas tij, kthimi është kryesisht nga investimet ndërkombëtarë. Sipas tij, investimet i përcjellë rreziku në treget financiare, sepse varen nga krizat politike , luftërat mirpo është bërë difersifikimi i investimeve në mënyrë që të ketë sa më pak rrezik dhe paratë e qytetarëve të jenë të sigurta. ” Deri tani kemi investuar në tregje shumë të sigurta, ndërsa prej këtij viti do të investojmë edhe në tregjet europiane. Analizat dhe parashikimet janë se këto tregje janë të sigurta”, tha Havolli.
I pyetur për investimet në Kosovë, Havolli dhe se kanë investuar deri tani 300 milionë euro, kryesisht në bono financiare të Qeverisë së Kosovës, për shkak se janë të vetmet instrumente ku mund të investohet. Në do të ishim të kënaqur që të investonim më shumë. Kaq janë mundësitë për të investuar në Kosovë. Kemi investuar kryesisht në botoni të qeverisë. Sikur të hynim në tregjet dhe të kishim instrumente më shumë do të investonim edhe më”, tha ai.
Sipas tij, këtë vit, mbi 4 mijë veta kanë dalë në pesnion ndërsa në total fondi iu shërben 30 mijë pensionistëve, që marrin paratë e kursyera prej vitesh aty. “Diku rreth 30 mijë vetë i shërbëjmë , tani jemi një institucion i qëndrushëm”, përfundoi Havolli./RTK