Loading…

Pendarovski: Shqiptarët e Maqedonisë i meritojnë të gjitha të drejtat

  • 07/04/2019 | 15:01

Pendarovski: Shqiptarët e Maqedonisë i meritojnë të gjitha të drejtat

Kandidati për president i dy partive në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se duke iu dhënë më shumë të drejta qytetarëve mundet vetëm të përfitosh, transmeton Gazeta Metro.


“Nuk mendoj se është i domosdoshëm regjistrimi i popullësisë, nga aspekti i atyre që e kërkojnë zëshëm, disa nga politikanët. Sipas meje, ajo është një tezë nebuloze të shihet nëse shqiptarët janë me të vërtetë 20 për qind, dhe a iu takojnë gjitha të drejtat që iu kemi dhënë, ndërsa ata thonë se iu janë dhënë sipas marrëveshjes kornizë. Në pyetjen në një tribunë se nëse shqiptarët nesër në ndonjë regjistrim të ardhshëm dalin se janë nën 20 përqind, a duhet të iu merren të drejtat, ju thash se në demokraci vetëm krijohen të drejta për të gjithë, nuk iu merren. Nuk mendoj se shqiptarët janë nën 20 për qind, njejtë siç di se maqedonasit nuk janë 64 për qind sipas atij nënshkrimi që kemi pasur më herët.”, është shprehur Pendarovski.

Stevo Pendarovski është kandidauar nga LSDM dhe BDI si kandidat konsenual./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë