Loading…

Penalltitë do ta vendosin finalen e Ligës së Europës

  • 18/05/2022 | 23:46

Penalltitë do ta vendosin finalen e Ligës së Europës

Penalltitë do të vendosin se cila skuadër, Rangers apo Eintracht Frankfurti do ta fitojnë trofeun e Ligës së Europës për këtë edicion garues.


Përkundër se skuadrat treguan lojë cilësore dhe me disa raste të mira për shënim, pjesa e parë nuk solli gola dhe skuadra shkuan në pushim me qetësi absolute.

Për dalim nga pjesa e parë, ajo e dyta nisi më vrullshëm nga të dy anët dhe si rezultat i kësaj edhe prodhoi dy gola të shpejtë.

Rangers kaluan të parët në epërsi në minutën e 57’ me golin e realizuar nga Aribo, por epërsia e tyre zgjati vetëm 12 minuta, përcjellë KosovaPress.

Kjo për shkak se skuadra gjermane e gjeti golin e barazimit në minutën e 69’ derisa realizues ishte Borre pas asistimit nga Kostic.

Goli i Borres vendosi edhe rezultatin final sa i përket 90 minutave të rregulla, andaj ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Këto vazhdime nuk sollën gola për shkak se skuadrat treguan shenja lodhje, prandaj ndeshja do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë