Loading…

Pëlqeu fotografinë e modeles braziliane: Vatikani kërkon llogari nga Instagrami

  • 19/11/2020 | 23:35

Pëlqeu fotografinë e modeles braziliane: Vatikani kërkon llogari nga Instagrami

Vatikani po heton se si është e mundur që llogaria e Papës në Instagram, pëlqeu një foto ekstravagante të një modeleje braziliane, pikërisht të Natalia Garibotto.


Më 14 nëntor, Agjencia Katolike e Lajmeve raportoi skandalin dhe kërkoi shpjegime nga Selia e Shenjtë, e cila nuk komentoi. Është ende e paqartë sesi llogaria e Papës në Instagram pëlqeu foton.

CNA raporton se Vatikani ka nisur një hetim dhe po kërkon shpjegime nga Instagrami. Një përfaqësues nga Selia e Shenjtë tha për Guardian se asnjë prej stafit nuk e ka pëlqyer foton. Llogaria e Papa Françeskut është e popullarizuar në Instagram dhe numëron më shumë se 7.4 milionë ndjekës, por ai rrallë poston.

“Papa nuk është si Donald Trump. Nuk qëndron ulur duke përdorur telefonin dhe kompjuterin për të postuar çdo ditë”,-tha Robert Mickens, redaktori me bazë në Romë i botimit në gjuhën angleze të gazetës së përditshme katolike La Croix. Kurse Natalia Garibotto, bëri shaka duke thënë ”Të paktën do të shkoj në Parajsë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë