Loading…

Pelegrinët serbë heqin dorë nga vizita e tyre në Gjakovë

  • 28/08/2018 | 13:08

Pelegrinët serbë heqin dorë nga vizita e tyre në Gjakovë

Pelegrinët serbë të nisur drejt qytetit të Gjakovës kanë hequr dorë nga vizita e tyre në Kishën Ortodokse, kështu ka njoftuar kryetari i shoqatës të serbëve të zhvendosur nga Gjakova, Djokica Stanojevic.


Stanojevic ka deklaruar se kanë hequr dorë nga vizita e tyre në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ajo ka thënë se nuk dëshirojnë të futen në një qark urrejtjesh e tensionesh mes dy komuniteteve, shkruan gazetametro.net.

Ajo tutje ka deklaruar se këtë herë janë poshtëruar institucionet ndërkombëtare, institucionet e Kosovës dhe organizatat joqeveritare të cilat sipas saj as pas 20 vjete nuk po arrinë që t’iu sigurojnë serbëve që të shënojnë festën e pagëzimit, pashkët e krishtlindjet, thuhet në reagimin e Stanojevic.

“Heqim dorë nga vizita në Gjakovë sepse nuk dëshirojmë të futemi në një qark urrejtjeje e tensionesh. Nuk dëshirojmë ekses. Kësaj here serbët nuk janë të poshtëruar, janë të poshtëruara institucionet ndërkombëtare, institucionet e Prishtinës, organizatat joqeveritare, të cilat as pas 20 vjetësh nuk janë në gjendje t’iu sigurojnë serbëve që në Gjakovë, të qetë, me dinjitet, t’i shënojnë festën e pagëzimit, pashkët, krishtlindjet”, është shprehur Djokica Stanojevic, kryetar i shoqatës të serbëve të zhvendosur nga Gjakova, raporton RTS, transmeton gazetametro.net.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kristë Gjokaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë, por edhe pelegrinët serbë për mediat në Serbi.

Ndërsa, pesë persona janë arrestuar gjatë protestës në Gjakovë, kundër ardhjes së pelegrinëve serbë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë