Loading…

Pejë: Rryma mbytë hoxhën në xhami

  • 12/04/2019 | 10:14

Pejë: Rryma mbytë hoxhën në xhami

Rryma ka lënë të vdekur imamin nga Peja, Ramë Blakaj.


Siç ka njoftuar policia ngjarja ka ndodhur dje pas një incidenti në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.

“Më datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme. Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Mirëpo, lajmin për vdekjen e imamit e kanë publikuar edhe në rrjete sociale.

“Njoftojmë të gjithë shokët e dashamirët, se imami Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare, pas një aksidenti. E dhimbshme dhe e rëndë për familjen që humbi edhe një djalë, dy muaj pas vdekjes së vëllaut Argzonit (40)”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga farefisi i Blakajt.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Kujtojmë, se është bërë e ditur se para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë