Loading…

U gjet në ballkonin e dhomës, Policia jep detaje për 24-vjeçarin që vdiq dje në Pejë

  • 23/06/2022 | 11:02

U gjet në ballkonin e dhomës, Policia jep detaje për 24-vjeçarin që vdiq dje në Pejë

Në qytetin e Pejës një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka hasur në një person të vdekur, i cili ishte i shtrirë në ballkonin e një dhome, shkruan Gazeta Metro.


Një njësit nga Policia e Kosovës së bashku me ndihmën e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku aty mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, prokurori i rastit do të procedojë për hetim të mëtutjeshme të këtij rasti.

“HETIM I VDEKJES|Pejë 22.06.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë