Loading…

Peja triumfon përballë Teutës

  • 18/01/2022 | 20:16

Peja triumfon përballë Teutës

Peja ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 103:101 (29:26, 23:31, 25:29, 26:15), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike.


Takimi ishte shumë interesant, me aksione të bukura, me kthesa në rezultat dhe dramë në fund.

Pas një fillimi të barabartë, pejanët filluan shkëputjen, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 26:16, por më pas rikthehen shpejt mysafirët, për të ngushtuar shifrat në 29:26, sa përfundoi çereku i parë. Durrësakët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të barazuar rezultatin dhe kishin epërsi disa herë deri në shtatë pikë, kurse pjesa e parë përfundoi 52:57.

Perioda e tretë ishte interesante, por që u kontrollua nga mysafirët, të cilët gjatë gjithë kohës ishin në epërsi, kurse më e larta ishte 12 pikë, 74:86, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:86. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant, me pejanët që nuk u dorëzuan dhe shkrijnë epërsinë e mysafirëve, ndërsa arritën epërsi të tyre në 100:93. Në momentet e fundit ishin të vëmendshëm dhe fituan 103:101.

Te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 30 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Teuta u dalluan Cameron Saterwhite me 26 pikë, Tamas Bruce me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Tyler Peterson me 13 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Peja ka gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse Teuta ka katër fitore dhe katër humbje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë