Loading…

Peja protestë për lirimin e Haradinajt (Foto)

  • 11/01/2017 | 18:51

Peja protestë për lirimin e Haradinajt (Foto)

Mija qytetarë  janë mbledhur të mërkurën në qytetet e ndryshme të Kosovës për të kërkuar lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.


Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha  përmes një postimi në rrjetin social facebook bëri të ditur se sot së bashku me qytetarët u  protesua edhe në Pejë për lirimin e liderit të AAK’së Ramush Haradinaj.

aa

”Peja e nderit dhe e lavdisë asnjëherë nuk e harron njeriun që bëri shumë për të, sikur dhe ai, që asnjëherë nuk harron prej nga është nisur”, tha Berisha. Ai falenderoi qytetarët e Dikagjinit për pjesmarrjen e tyre, duke thënë edhe se ” mijëra zemra rrahën sot për Ramushin”.

Protestës së thirrur nga AAK-ja ju kanë bashkangjitur edhe subjekte tjera politike të komuniteteve në Kosovë dhe shoqëria civile e Pejës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë