Loading…

Peci pyet kah po shkon Kosova: Me Perëndimin apo me Erdoganin

  • 29/03/2018 | 15:27

Peci pyet kah po shkon Kosova: Me Perëndimin apo me Erdoganin

Kosova sot ka arrestuar gjashtë drejtues së shkollave të Gylenit në Kosovë, dhe ata i ka ekstraduar te pushteti i Erdoganit në Turqi.


Turqi e konsideron si terroriste organizatën të cilën e drejton Fetullah Gylen, por ai strehohet në SHBA, dhe nuk pranohet ekstradimi i tij në Turqi, pavarësisht insistimit të pushtetit të Erdoganit, shkruan gazetametro.net.

Ish’deplomati Lulzim Peci, tani drejtori i institutit KIPRED, ka kritikuar institucionet e Kosovës për arrestimin dhe dorëzimin te Erdogan të gjashtë gylenistëve.

Ai thotë se Kosova ka filluar të kthehet kundër Perëndimit, duke ndjekur linjën e Erdoganit.

“Kah po shkon ky vendi yne? A jeni me SHBA-te dhe BE-ne, te cilet nuk e deportuan asnje person te kerkuar nga Turqia, apo jeni me Erdoganin”.

Peci thotë se ekstradimi në raste të tilla është i ndaluar edhe me Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, e cila është e aplikueshme edhe në Kosovë.

“Po a e keni lexuar Konventen e Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut qe eshte e aplikueshme edhe ne Kosove, dhe e cila ndalon deportimin e migranteve ne raste te tilla (Pika VI.a.)?. Turperim shteteror me konsekuenca serioze”, ka thënë ish’diplomati Peci. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë