Loading…

PDK’së i dorëhiqet një anëtar (Foto)

  • 17/04/2017 | 18:41

PDK’së i dorëhiqet një anëtar (Foto)

Anëtari që nga themelimi i PDK’së, Mehmet Bislimi, e që jeton në Zvicër, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bislimi përmes një njoftimi.

Sipas Bislimit, rruga politike e PDK’së nuk ka përkuar viteve të fundit me bindjet e tij kombëtare e, siç thotë ai, as me rrugën që u premtua në fillim të krijimit të partisë.

E shkak për largim, sipas tij, janë pritjet e gjata dhe synimet e parealizuara nga PDK’ja.

‘Zhgënjimi im pas kaq vitesh përpjekjeje dhe pritjesh që të realizohen synimet e premtuara prej saj, bëri që rruga ime me PDK-në të ndahet përfundimisht, tani dhe këtu!’, ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, ai ka potencuar se këtë vendim e ka marrur duke u mbështetur në parimet, etikën dhe përkushtimin e tij në shërbim të atdheut./gazetametro.net

auto_mehmetbislimi-11492418144

Lexoni njoftimin e plotë të tij:

Duke u mbështetur në parimet, etikën dhe përkushtimin tim në shërbim të atdheut, duke u mbështetur në përpjekjet e mia për t’i shërbyer çështjes së pazgjedhur kombëtare, aspiratë për të cilën janë flijuar breza të tërë të popullit tonë, unë Mehmet Bislimi, në shenjë pakënaqësie, jap dorëheqje të parevokueshme nga Partia Demokratike e Kosovës, në kuadër të së cilës kam vepruar që nga themelimi i saj!

Me këtë rast ndjej për detyrë të theksoj se rruga politike e PDK-së së viteve të fundit, nuk përkon me bindjet e mia kombëtare dhe as me rrugën e premtuar në fillim të krijimit të saj si parti e vlerave të luftës çlirimtare. Zhgënjimi im pas kaq vitesh përpjekjeje dhe pritjesh që të realizohen synimet e premtuara prej saj, bëri që rruga ime me PDK-në të ndahet përfundimisht, tani dhe këtu!

– Duke qenë anëtar i këtij subjekti politik, nuk mund të ndihem më komod dhe të rri indiferent. Prandaj, duke kërkuar mirëkuptim, mbështetje dhe falënderim nga të gjitha shokët, bashkëluftëtarët, bashkëvuajtësit dhe bashkëveprimtarë e palodhshëm të çështjes sonë kombëtare të cilët në vazhdimësi me kanë mbështetur dhe i kam mbështetur pa kursim- më ndjeni: më qëllimin më të mirë për çlirimin dhe bashkimin e atdheut tonë, për zhvillimin dhe bërjen e shtetit ligjor, deklaroj përfundimisht se qëndrimi i mëtejmë në këtë subjekt për mua është jashtë natyrës së veprimit tim në shërbim të atdheut, njëkohësisht është edhe papërgjegjësi.

– Aderimin tim në PDK, atëbotë e kam bërë për hir të parimeve dhe çështjeve madhore. Pas gjithë kësaj kohe qëndrimi në këtë subjekt, që ka devijuar nga qëndrimi i parë, edhe daljen time nga kjo parti po e bëj pikërisht për hir të parimeve dhe çështjeve madhore!

Nga sot dhe nga këtu, rruga ime me PDK-në ndahet përfundimisht!

Zvicër, 17 prill 2017

Mehmet BISLIMI

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë