Loading…

PDK’ja rrezikoi të bëhet si LDK’ja e karrigeve

  • Nga

  • 04/10/2018 | 11:06

PDK’ja rrezikoi të bëhet si LDK’ja e karrigeve

Analistët e çështjeve politike, po e konsiderojnë si këndellje të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, reagimin e tij me ngjarjet e fundit mes anëtarëve të partisë dhe presidentit Thaçi, ndërsa thonë se i njëjti bëri veprim të duhur duke mos pranuar dorëheqjen e ministrave, pasi ekzistonte rreziku të ketë përplasje të madhe si në LDK, pas vdekjes së Rugovës.


Konflikti mes kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, qëndron në ambicjen e paepur politike të këtij të fundit, që të jetë figura qendrore e cila duhet të pyetet për çdo gjë e veçmas për partinë, që figurën e Z.Veseli e ka hedhur në hije. Kështu është shprehur për Gazetën Metro, profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Behlul Beqaj.

Sipas Beqajt, Kadri Veseli e ka konsideruar si gjë të mirë për kontinuitetin e partisë, të jetë i pranishëm ndikimi dhe duhma e presidentit Thaçi, pasi siç shton ai, këtë Veseli e kuptuar si mundësi komplementare për të zgjëruar ndikimin funksional.

‘Si pasojë të këtij raporti kemi menaxhimin dëshprues të Z.Veseli me partinë dhe imponimin egoist të HTH edhe në punët e partisë’, është shprehur Beqaj.

‘Konflikti qëndron në ambicjen e paepur politike  të HTH që të jetë figura qendrore e cila duhet të pytet dhe të vendosë për çdo gjë, veçmas për partinë, që figurën e Z.Veseli  e ka hedhur në hije. Edhe më shumë , ai po dëshiron që Z.Veseli dhe PDK-ja, të instrumentalizohet për avanturat personale,’ shprehet tutje ai.

Por tani, Veseli ka filluar të këndellet, madje “tregoi se ka dhëmbë”, por tregoi edhe se ka sens për të kuptuar se në këto rrethana kur çdo ditë e Qeverisë mund të jetë e fundit, nuk është vendim i mençur për të ndërmarr këtë veprim, thotë Beqaj.

‘Fillimi i këndelljes së Z.Veseli, se hapësira e keqpërdorimit të mirëkuptimit dhe tolerancës ndaj ambicjeve egoiste të Hashim Thaçit po merr fund. Por, ai ka shumë punë për të bërë, shumë reforma kadrovike, nëse dëshiron një parti ku ndikimi i presidentit do të jetë në përmasa normale , ndërsa ndikimi i çdo anëtari do të jetë sipas meritokracisë, duke përfshirë edhe vet Z. Veseli,’ ka thënë Beqaj.

Ndërkohë, analisti Ramush Tahiri, e krahasoi gjendjen e fundit të PDK’së me atë të LDK’së që ndodhi menjëherë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, kur pati përplasje të forta dhe ndarje, e shumë shpejt u formuan dy krahë që synonin të udhëheqnin me partinë.

Por, sipas Tahirit, PDK i shpëtoi kësaj në saje të mirëkuptimit dhe kompromiseve që janë bërë brenda partisë.

‘Ekzistonte frika se do të përsëritej ajo që më herët i ndodhi LDK në mosmarrëveshjet ndërmjet Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit që quan në ndarjen e madhe dhe në hupjen e zgjedhjeve parlamentare kur kjo parti më nuk doli e para. Kësaj në saje të mirëkuptimit dhe të kompromiseve i shpëtoi PDK,’ u shpreh Tahiri për Gazetën Metro.

Analisti ka thënë se në opinion u shfaqën dyshime se Presidenti Thaqi për shkak të mospajtimeve me Kryeministrin Haradinaj me dorëheqjen e ministrave deshi të provokojë rënien e Qeverisë dhe zgjedhjet e reja parlamentare.

‘Hashim Thaçi ka hyrë në një konflikt të pariparueshëm me kryeministrin. Ndërsa Kadri Veseli ka thënë se do t’i japë përkrahjen e plotë dhe të pa rezervë Haradinajt. Në situatën që kemi ardhur duket se Thaçi përkrahë opsionin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Veseli nuk e ndanë këtë mendim’ .

Sipas tij, nëse zgjedhjet parlamentare mbahen, Thaçi do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, pasi do mbetet pa përkrahje.

Si të mbahen zgjedhjet parlamentare, e të fitojë LDK-VV e të bëjnë koalicion me AAK atëherë Thaqi mbetet pa përkrahje se askush nuk bëmë kohabitacion me pozitën e Presidentit dhe Hashim Thaçi detyrohet të japë dorëheqje’, ka thënë ai.

Gjithashtu, politologu Tahiri konsideron se në këtë moment të gjithë janë për interesa të ndryshme kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

‘Deputetët dëshirojnë ta shtyjnë mandatin deri në fund. T’i shfrytëzojnë beneficionet.. rrogat, meditjet, punën në komisione,.. udhëtimet, ndikimet.. Me zgjedhje nuk janë të sigurtë se partia i vnon në lista zgjedhore ose që i renditë lartë në listën zgjedhore që ta kenë më të sigurtë se do të fitojnë,’.

‘Qeveria e Kryeministri, me zgjedhje e kanë të sigurtë se nuk fitojnë më shumë se që kanë tani. Koaicionet e reja sigurt, nuk e zgjedhin këtë kryeministër dhe këta ministra. Kjo s’ka ndodhë asnjëherë deri më tani, e ska arsye të ndodhë as në zgjedhjet e ardhshme’, u shpreh Tahiri.

Ndryshe, e gjitha filloi ditën kur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ofroi dorëheqjen e tij, e cila u konsiderua si ‘hakmarrje’ nga kryetari i partisë, për reagimet e tij ndaj Hashim Thaçit në ditë kur ky i fudit shkoi në Ujman./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë