Loading…

PDK’ja publikon raportet financiare (Dokument)

  • 26/01/2017 | 19:42

PDK’ja publikon raportet financiare (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar raportet financiare, sipas premtimit që e ka bërë një ditë më parë Kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.


Buxheti i Partisë Demokratike të Kosovës është ndarë nga Fondi për Demokratizim, që është në kuadër të buxhetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe u ndahet të gjitha subjekteve parlamentare sipas numrit të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, është njëra nga partitë ndaj së cilës janë ngritur dyshime mbi metodat e financimit.

Të bashkëngjitur, mund t’i gjeni katër raporte, të ndara në tremujore, për buxhetin e vitit 2015 të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas afateve ligjore, PDK duhet t’i publikojë raportet financiare të vitit 2016 më së largu deri më 31 mars të këtij viti.

1

 

2

 

3

 

4

 

5

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë