PDK’ja shprehet ‘pro’ kalimit të demarkacionit, dhe thotë se do ta votojë, mirëpo ekziston skepticizëm për numrin e votave të nevojshme.
Deputeti nga radhët e PDK’së, Fatmir Xhelili, për gazetametro.net ka thënë se qëndrimi i partisë është që demarkacioni të kalojë, mirëpo numri i deputetëve të LDK’së që e kundërshtojnë është i konsiderueshëm, gjë që shton skepticizmin se a do të kalojë kjo marrëveshje.
“Qëndrimi i i partisë është që të kalojë demarkacionin. Se a do të kalojë në Kuvend, me ju thanë të drejten ,unë jam skeptik. Numri i deputetëve të LDK-së të deklaruar kundër është i konsiderueshëm”, ka thënë Fatmir Xhelili.
Xhelili thotë se vështirësi krijon edhe një marketing, siç e quan ai, ‘i egër dhe joracional kundër demarkacionit’.
Gjithashtu, Xhelili ka shtuar kundërshtuesit e demarkacionit, duke përdorur metoda indirekte, po tregojnë se u mungojnë argumentet profesionale, shkencore dhe politike.
Ai ka kritikuar për mosguxim edhe kundërshtuesit e demarkacionit që kanë folur në cilësinë e ekspertit.
“Ekspertët pse nuk e murën guximin profesional dhe intelektual duke marrë përgjegjësi profesionale dhe juridike dhe të kyqen ne komisionin shtetëror për matje”, ka thënë Xhelili për gazetametro.net.
Ndryshe, marrëveshja për demarkimit e kufirit me Malin e Zi është thënë se do të dërgohet në Kuvend për ratifikim këtë javë, ndërkohë që ende nuk dihet se a janë siguruar numrat e nevojshëm./gazetametro.net