Loading…

PDK’ja në Drenas nuk e do Lladrovcin

  • 04/05/2017 | 09:12

PDK’ja në Drenas nuk e do Lladrovcin

Në PDK’në e Drenasit ka mospajtime të mëdha. Kryesia e partisë ka dalë kundër Lladrovcit. Ky i fundit i mohon përçarjet e tilla.


Siç thuhet, mospajtimet kanë shkuar deri në atë saqë e gjithë Kryesia e Degës së PDK’së ka dalë kundër kryetarit aktual Ramiz Lladrovcit.

Dega e PDK-së ka vlerësuar se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk gëzon përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Degës dhe të Anëtarësisë, ndërsa me punën e tij është ndarë i pakënaqur edhe vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Në takimin e fundit që ka pasur Veseli me strukturat e partisë në Drenas janë shfaqur shumë pakënaqësi me punën e Lladrovcit, për të cilin kanë thënë se ai për veprimet e veta nuk koordinohet fare me Degën.

Burime të gazetës “Zëri” përbrenda PDK-së në Drenas thonë se në takimin e strukturave të partisë me Veselin ka pasur debate të ashpra rreth moskoordinimit të kryetarit Lladrovci me strukturat e partisë, gjë që ka ngjallur pakënaqësinë edhe të vetë të parit të PDK-së me punën e Lladrovcit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë