Loading…

PDK’ja e LDK’ja prishen për një trajnim

  • 09/04/2017 | 22:43

PDK’ja e LDK’ja prishen për një trajnim

LDK’ja që udhëheq me Ferizajn, po akuzohet nga PDK-ja, që është në opozitë, se e ka kapur arsimin në këtë komunë.


Por, këtë e mohon partia në pushtet, deri sa po e akuzon opozitën se po përzihet në punë private të LDK’së.

Sipas Gazmend Bytyqit nga PDK, partia në pushtet qysh tani ka zgjedhur drejtorët e ardhshëm të shkollave.

“Skandali është ky, që një komision i partisë në pushtet është duke vendosur se kush do të shkojë në trajnim’, tha ai për Klan Kosova.

Në drejtorinë komunale të Arsimit po thonë se drejtorët e shkollave propozohen nga vetë institucionet arsimore dhe se ende nuk ka kandidat që do t’i kryejnë trajnimet obligative për këtë post.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë