Ish-ministri Blerand Stavileci, ka thënë se është koalicioni PDK-AAK-Nisma ai që ka fituar në zgjedhjet e sotme.
Ai këtë e ka quajtur si fitore të madhe për qytetarët e Kosovës. Sipas Stavilecit, fitorja ka qenë e pritur.
‘Fitore e madhe për qytetarët e Kosovës’, ka thënë Stavileci.
Ndonëse ka vetëm 20 minuta që kur janë mbyllur vendvotime, Stavileci tha se fitorja e koalicionit është pritur.
Ndryshe, edhe Exit-Poll ‘Gani Bobi’ e ka nxjerrë si të parën PDK, ndërkohë që sipas këtij sondazhi, VV’ja del e dyta dhe e kalon LDK’në./gazetametro.net