Loading…

PDK reagon ndaj Vjosa Osmanit dhe ka disa fjalë për LDK-në

  • 23/04/2018 | 19:15

PDK reagon ndaj Vjosa Osmanit dhe ka disa fjalë për LDK-në

Kritikat e deputetës Vjosa Osmani nga rradhët e LDK-së nuk po i pëlqejn zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai ju është përgjigjur kritikave të Osmanit në lidhje me platformën e Kadri Veselit për unitet të partive politike kosovare.

Platforma e Kadri Veselit për unitet politik të partive politike kosovare për pesë tema të interesit nacional, ka ngjallur reagime të shumta gjatë ditës së sotme, Hoxha thënë se për një koalicion qeverisës votat janë jetike, megjithatë sipas tij, qeveritë paraprake edhe përkundër faktit që i kanë pasur votat e mjaftueshme nuk kanë arritur që të qojnë përpara temat e mëdha, shkruan gazetametro.net.

“Votat në Kuvend janë kyqe, Por qeveritë e kaluara kanë pasur edhe një numër më të madh të votave, por nuk kanë arritur që të japin kontribut në disa çështje”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar tutje duke thënë se këto tema nuk janë të PDK-së, por shqetësime të qytetarëve të Kosovës.

“Këto tema nuk janë të PDK-së, por janë të qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të krijojmë një lloj klime pozitive në politikën kosovare”, është shprehurHoxha.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se një koalicion i cili I ka vetëm 53 vota, nuk mund të gjejë zgjidhje as për temat më të vogla./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë