Loading…

PDK: Proces i rregullt zgjedhor deri më tani

  • 11/06/2017 | 12:29

PDK: Proces i rregullt zgjedhor deri më tani
 Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së PDK-së, Blerand Stavileci tha se të gjithja indikacionet e daljes në votime tregojnë për një fitore të madhe të Fillimit të Ri.


Ai tha se nga raportimet që kanë marrë, zgjedhjet po ecin mirë dhe nuk ka parregullësi që dëmtojnë procesin. “Partia Demokratike e Kosovës është struktura organizative më e fortë në vend dhe ne jemi të lumtur nga raportet që po i marrim nga terreni në çdo komunë”, ka thënë ai.
Stavileci deklaroi po ashtu se Serbia përmes strukturave të ndryshme po mundohet të shkaktojë panikë tek votuesit, por kjo, tha ai, nuk do të lejohet. Ai gjithashtu theksoi se nuk duhet rënë pre e lajmeve të rreme, se dikush po tenton të prishë zgjedhjet përmes formave të ndryshme.
“Mjerisht, ne kemi parë “lajme të rreme” që janë përhapur gjithnjë e më shumë javën që shkoi – kjo është arsyeja pse ne e mbështesim numrin sa më të madh të vëzhguesve”.
“Ne e falënderojmë Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, KFOR-in dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që mundësuan sigurinë në këtë ditë zgjedhore, veçanërisht tani që të gjithë po i shoh raportet për mijëra ushtarë serbë që kanë lëvizur drejt kufirit tonë verior”, shtoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë