Loading…

PDK premton 70 milionë euro investime në Drenas

  • 02/12/2016 | 19:18

PDK premton 70 milionë euro investime në Drenas

Në natën përmbyllyse të fushatës elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), po marrin pjesë Kryetari i PDK’së dhe Kryeparlamentari, Kadri Veseli, Ministri Enver Hoxhaj, deputetë të kësaj partie dhe sipatizantë të PDK’së.

Me këtë rast deputetja, Sala Berisha tha se PDK i ka dhënë rol të madh grave në Kosove dhe sipas saj ata që dojnë ta sfidojnë PDK-në e kanë gabim “sepse ne jemi më të fuqishëm se kurrë”, tha ajo dhe u shpreh e bindur në fitoren e kanididatit Lladrovci.

Në manifestim, u leuxa edhe një telegram urimi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për Lladrovcin, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Tiranë. “Bashkëpunimi me juve ishte nje urë e fuqishme vllazrëore, eksperienca dhe njohuritë tuaj do i sjellin zhvillim Drenasit”, thuhet në telgram, raporton KosovaPress.

Kandidati i PDK’së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladorvci tha se nuk lejojnë të diskutohet fitorja e PDK-së, as në Drenas, as në Drenicë, as në Kosovë

“Sot më emocionoj pa masë paraqitja e grave në këtë fushatë në Drenas. Falënderoj strukturat e partisë tonë, që më ngulm e ndihmuan dhe shfaqen programin tonë politik për Drenasin. Vizioni ynë i dha vendit tonë zhvillim, paravërsi, njohjë të shtetit tone. Ky mandat i cunguar solli situata të padrejta për kryetarin tonë Nexhat Demakun”, tha Lladrovci.

Ai premtoi 70-milionë euro investime kapitale për Drenasin dhe 2000 vende pune.

“Kryetari Kadri Veseli nuk e lejojë Feronikelin të mbyllet, andaj ne do të bëjmë lidhje për hapje të punëve të reja”, tha Lladovci

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë