Loading…

PDK po ndahet, flet Xhavit Haliti!

  • 31/10/2018 | 18:24

PDK po ndahet, flet Xhavit Haliti!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës si dhe njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhavit Haliti, nuk është në dijeni se PDK-ja po ndahet për tu formuar një iniciativë e re në krye me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin.

Haliti ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se do të ndodhë një gjë e tillë, por se tregu politik në Kosovë thotë së është i lirë për secilin.

Tutje Haliti po ashtu ka thënë se nuk di as kush janë deputetët “që kinse po i bashkohen kësaj iniciative”.

“Tregu politik në Kosovë është i lirë për secilin qytetarë të Kosovës. Secili qe mendon se mund te jete i suksesshëm mund te konkurroj, si individ, lëvizje a parti politike. Nuk kam informacion edhe kush mund t’i jetë bashkuar. Tërë ditën jam ne seancë”, tha Haliti për “Zërin”.

Kujtojmë se kryetari i Skenderaj nga radhët e PDK-së, Bekim Jashari ka konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e një platforme të re politike, për siç ka thënë ai të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Edhe një ndarje e PDK’së, në ditëlindjen e Adem Jasharit formohet një parti e re

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë