Loading…

PDK përshëndet lirimin e Lushtakut, kërkon lirimin edhe të luftëtarëve tjerë

  • 03/07/2017 | 19:18

PDK përshëndet lirimin e Lushtakut, kërkon lirimin edhe të luftëtarëve tjerë

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, shkruan Gazeta Metro.


“PDK kërkon lirimin e luftëtarëve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, siç edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj partie, shkruan gazetametro.net

Tutje aty thuhet se “UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme”.

PDK me këtë rast ka ftuar qytetarët që të punojnë për zhillim të shtetit.

Lexo edhe Mërgim Lushtaku i gëzohet lirimit të babait: Urime Drenicë e Kosovë. 

“Lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe pëkrushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike”, shkruhet tutje në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës i uron z. Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skënderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë