Loading…

PDK përfundon mbledhjet, e gatshme të votojë rrëzimin e Qeverisë

  • 10/05/2017 | 10:15

PDK përfundon mbledhjet, e gatshme të votojë rrëzimin e Qeverisë

PDK, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka përfunduar edhe mbledhjet e Kryesisë e edhe atë të Grupit Parlamentar, ku u tha se do të merret vendimi për të votuar pro ose kundër rrëzmit të qeverisë, sot në seancën e mosbesimit të thirrur nga opozita.


Burime të Gazeta Metro bëjnë të ditur se PDK në këto mbledhje ka vendosur që të votojë për rrëzimin e Qeverisë.

Megjithatë, pas këtyre mbledhjeve në PDK nuk kanë preferuar të flasin duke thënë se do të vendoset në seancë nëse do të votojnë pro ose kundër mocionit të opozitës.

Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, u tha mediave se vendimi do të merret në Kryesi dhe në Grup Parlamentar. Por, pasi Isa Mustafa, nuk ka arritur t’i përgjigjet kërkesës së Kadri Veselit, për dërgimin e nënshkrimeve të deputetëve të LDK’së që garantojnë se do ta votojnë Demarkacionin, atëherë PDK ka vendosur që të votojë pro rrëzimit të qeverisë, mëson Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë