Loading…

PDK: Ofruam zgjidhje, partitë t’i lënë anash interesat vetjake

  • 04/08/2017 | 16:17

PDK: Ofruam zgjidhje, partitë t’i lënë anash interesat vetjake

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku thotë se është e gatshme të angazhohet me subjektet politike për të shmangur krizën politike, por në asnjë mënyrë nuk lejon të cenohet karakteri kushtetues dhe demokratik i institucioneve të Kosovës.


“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë”.

“Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve”.

Partia Demokratike e Kosovës apelon te të gjitha subjektet politike parlamentare, që t’i braktisin mendësitë bllokuese, t’i lënë anash interesat partiake dhe egot personale, si dhe të kontribuojnë për krijimin e institucioneve shtetërore.

Tutje, PDK, thotë se bashkë me partnerët e saj të koalicionet, mbesin të përkushtuar që të formojnë institucionet e Republikës së Kosovës mbi vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë