Loading…

PDK me aksion në Kuvend: Mërgim Lushtaku ‘i jep’ infuzion Albin Kurtit

  • 07/10/2022 | 13:11

PDK me aksion në Kuvend: Mërgim Lushtaku ‘i jep’ infuzion Albin Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar një ‘aksion’ në seancën e Kuvendit të Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Lushtaku ka marrë një infuzion në dorë dhe ka shkuar afër Kurtit.

Ai në Facebook ka thënë se edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

“Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës”, ka shkruar Lushtaku.

Më poshtë keni edhe fotografitë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë