Për herë të parë pas zgjedhjeve PDK mbledh Këshillin Drejtues. Aty do të sqarohen disa qëndrime, por edhe vendimi se a do të takohen me Haradinajn nesër, transmeton Gazeta Metro.
Mbledhja e PDK’së kësaj radhe nuk po mbahet në selinë e saj në qendër por në një hotel afër kryeqytetit.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas dhënies së dorëheqjes së tij nga ky post, iu ka bërë thirrje partnerëve të tij të koalicionit PAN për një takim i cili është paraparë të mbahet nesër.
Lidhur me qëndrimin nëse PDK do të jetë pjesë e këtij takimi apo jo, ky subjekt partiak ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, do të dalë me një komunikatë për media./gazetametro.net