Loading…

PDK mbledh nënshkrimet: Në këtë datë mbahet seanca për Pako të re Emergjente

  • 07/04/2020 | 16:53

PDK mbledh nënshkrimet: Në këtë datë mbahet seanca për Pako të re Emergjente

Ashtu siç bëri të ditur lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në vizitën e tij të sotme në Ferizaj, edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza ka njoftuar se PDK ka mbledhur nënshkrimet që të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do ta propozojnë Pakon Emergjente, transmeton Gazeta Metro.


Ndryshe nga kryetari i PDK’së, Hamza ka thënë se nënshkrimet janë mbledhur që të marten të zhvillohet seanca, me qëllim të propozimit që të përfshihet Pako deri në 320 milionë euro.

“Kjo situatë ka ndikim social dhe ekonomik. Me qëllim të adresimit të sfidave si shtet, ne si PDK kemi inicuar thirrje të seancës të martën për thirrjen e seancës, më 14 prill. Nëse ne sot nuk veprojmë, efektet nuk kanë me qenë të njëjta. Jemt të hapur me të gjitha partitë në Kuvend. Qëllimi ynë është që cështjet mos t’i kompleksojmë. Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme sepse është vërejtë edhe në aspektin  profesional sepse e dimë se buxheti është votuar së voni. Për këtë qëllim në si PDK e kemi bërë propozimin që përfshinë pako deri në 320 milionë euro”, tha Hamza.

Ai thotë se sipas propozimit të tyre, pagat e punëtorëve në sektorin privat të paguhen nga 300 euro në muaj për tre muajt e ardhshëm.

“Shumica e ndërmarrjeve private e kanë ndaluar aktivitetin e tyre dhe për këtë kërkojmë një fond për këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Shtesat për të punësuarit që janë në vijat e para siç janë sektori shëndetësor. Në Klinikën Infektive të kenë për 3 muaj t’i kenë nga 500 euro. Subvencionimi i ndërmarrjeve publike të subvencionohen me 20 milionë euro”, ka thënë tutje ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK’së tutje tregoi për tre opsione sesi mund të sigurohen këto mjete rreth Pakos së propozuar nga vet ai.

“Ne i kemi propozuar 3 burime financiare. E para është se shteti i Kosovës vitin 2019 e ka mbyllur mirë gjendjen financiare, gjendja e mirë është edhe këtë vit. E dyta është rritja e borxhit publik të brendshëm, që borxhin publik e kemi më të voglin në rajon dhe më gjerë. E treta është huazimi nga institucionet e huaja financiare që kishin me qenë të mjaftueshme për këto që i shpalosa”, ka përfunduar Hamza. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë