Loading…

PDK kritikon VV për pamundësim të votimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti

  • 22/06/2022 | 16:44

PDK kritikon VV për pamundësim të votimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për pamundësim të votimit të nismës ligjore për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, duke ndërprerë punimet e seancës së sotme parlamentare.


Në një konferencë për media, shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri tha se mazhoranca dhe VV po gjejnë metoda të ndryshme në Kuvend, për ta penguar votimin e projektligjit.

“Në mënyrë të paprecedentë sot është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe thuhet do të vazhdojë nesër. Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Bekim Haxhiu si iniciues i kësaj nisme ligjore, tha se në fillim pati një optimizëm për votim, por disa deputetë kanë presion nga Qeveria.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë