Loading…

PDK kërkon që Ministria e Diasporës të bartet në Gjilan

  • 15/04/2019 | 19:11

PDK kërkon që Ministria e Diasporës të bartet në Gjilan

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka kërkuar sot në seancën plenare që Ministria e Diasporës të zhvendoset nga Prishtina në qytetin e Gjilanit ku përfshihet regjioni i Anamoravës që ka numrin më të madh të qytetarëve në diasporë, transmeton Gazeta Metro.

Deputeti Pajaziti këtë kërkesë e bëri gjatë shqyrtimit të Ligjit për diasporën, ku theksoi se vendosja e Ministrisë së diasporës në rajonin e Anamoravës do të thotë afrim më të madh me diasporën sidomos gjatë kohës sa bashkëatdhetarët janë me pushime në Kosovë.

Ai tha se rëndësia e vendosjes së Ministrisë Diasporës në Anamoravë ka edhe simbolikë të veçantë pasi do të ishte më afër edhe për shqiptarët e shumtë të Luginës së Preshevës që ketojnë në vende të ndryshme evropiane.

“Kërkoj nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që është edhe lider i koalicionit qeverisës që ta marr në konsideratë këtë kërkesë dhe ta shohë mundësinë që Ministria e Diasporës të zhvendoset në qytetin e Gjilanit”, tha Pajaziti. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë