Loading…

‘PDK ka hequr dorë nga flamuri kombëtar, madje ka provuar ta ndrrojë atë’

  • 05/03/2017 | 20:05

‘PDK ka hequr dorë nga flamuri kombëtar, madje ka provuar ta ndrrojë atë’

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se themeluesit dhe liderët e Partisë Demokratike, siç janë; Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë braktisur idealin kombëtar ndaj edhe nuk gëzojnë përkrahjen e familjes Jashari.


“Ndër vite, PDK na ka akuzuar neve që gjoja ne nuk e mbajmë flamurin kombëtar në zyre; nuk e vizitojmë familjen Jashari dhe varrezat në Prekaz; nuk e njohim luftën e UÇK-së, etj”, shkruan Molliqaj, duke shtuar se e kundërta është e vërtetë, përcjell gazetametro.net

Ky është publikimi i plotë i Molliqajt:

Ndër vite, PDK na ka akuzuar neve që gjoja ne nuk e mbajmë flamurin kombëtar në zyre; nuk e vizitojmë familjen Jashari dhe varrezat në Prekaz; nuk e njohim luftën e UÇK-së, etj…

E vërteta sot është që:

  1. PDK ka hequr dorë nga flamuri kombëtar, madje ka tentu me e ndërru atë,
  2. Familja Jashari sot nuk mori pjesë fare në ceremoninë e organizuar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,
  3. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe PDK si parti nuk janë të mirëpritur tash e disa vite në familjen Jashari,
  4. Hashim Thaçi bën çmos që t’ua dëshmojë ndërkombëtarëve që “nuk ka qenë fare në vijat e frontit” dhe përkulet para përmendoreve të policëve serbë të vrarë “nga terroristët shqiptarë”.

Po të ishin gjallë dëshmorët nuk do të pranonin të vizitoheshin nga të tillë njerëz që e kanë braktisur idealin e kombëtar.

Sot nderime të sinqerta ndaj Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së familjes Jashari bëjnë vetëm ata që jetojnë dhe bashkëndjejnë me idealet e tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë