Loading…

PDK i përgjigjet me video thumbuese LDK’së dhe VV’së (Video)

  • 21/05/2017 | 17:34

PDK i përgjigjet me video thumbuese LDK’së dhe VV’së (Video)

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që Lëvizjes Vetëvendosje, pas konventës së sotme ku adresuan akuza të shumta, t’i përgjigjet me një videospot të publikuar në kanalin e saj në youtube.


Ky videospot përçon një mesazh shumë të thjeshtë kundër LDK’së dhe Vetëvendosjes.

LDK lë të nënkuptohet se është parti e plakur dhe pa vullnet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje si subjekt me ide të rrezikshme, që shkatërron gjithçka.

Videospoti ilustrohet me një fëmijë që mundohet të luajë me një veturë lodër, e cila i ngecë.

Aty LDK’ja e Isa Mustafës paraqitet si subjekt politik që nuk lëviz asgjë përpara, sepse i ka bateritë e prishura. Lëvizja Vetëvendosje paraqitet si zjarrvënëse, bateritë e së cilës e djegin tërësisht lodrën e veturës.

Kurse, me bateritë e PDK-së, vetura jo vetëm që lëviz, por lëviz me shpejtësi të madhe./gazetametro.net

Shikojeni videospotin:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë