Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do të mbajë Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nesër nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Veseli në krye të PDK-së ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij president i Kosovës.
Kujtojmë se Veseli ishte zgjedhur kryetar i PDK’së në maj të 2016 pa asnjë votë kundër.