Loading…

PDK godet Ramiz Kelmendin: U pasurove duke bërë biznes me Serbinë

  • 22/03/2017 | 16:34

PDK godet Ramiz Kelmendin: U pasurove duke bërë biznes me Serbinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka goditur rëndë zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, të cilin sot e cituan mediat të ketë thënë se organizata “Syri i Popullit” ka lidhje me SHIK-un.


Krasniqi ka thënë se Kelmendi krejt pasurinë e tij e ka bërë duke bërë biznes me Serbinë, ndërkohë që i ka bërë thirrje që të ndalë importet nga ky shtet në dëm të Kosovës.

“Ramiz Kelmendi është një parashutist politik, deklaratat e të cilit asnjëherë nuk meritojnë të merren seriozisht. Nuk mund të merret seriozisht njeriu që krejt pasurinë e tij e ka krijuar dukë bërë biznes me Serbinë, në dëm të ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për Gazetën Express.

“Ai në një anë flet për zhvillim ekonomik në Kosovë e në anën tjetër gjithë biznesin e vet e bën me Serbinë, duke krijuar vende pune atje, në vend se t’i krijojë ato këtu. Para se të flasë dokrra të porositura nga të tjerët, Kelmendi më mirë është të ndalojë importet milionëshe që kompania e tij i bën me Serbinë dhe të fillojë të mbështesë prodhimet e Kosovës, të cilat i ka dëmtuar dhe i dëmton edhe sot”, ka theksuar Krasniqi.

Megjithatë, Kelmendi përmes një statusi në Facebook, e ka demantuar se ai ka thënë se ‘Syri i Popullit’ ka lidhje me SHIK’un.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë