Loading…

PDK edhe një mbledhje, para vendimit për votimin e Mocionit

  • 10/05/2017 | 09:42

PDK edhe një mbledhje, para vendimit për votimin e Mocionit

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, pas një mbledhje të mbajtur për më shumë se një orë ka marrë vendim që të ja delegojë Kryesisë së partisë dhe Grupit Parlamentar që të marrë vendim për votimin e mocionit të Opozitës ose jo.


Zëvendës kryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes tha se pas shumë debatesh në Këshill të Përgjithshëm dhe ideve të prezantuara duke u nisur nga niveli i degëve e deri te deputetët, është marrë vendim që t’i delegohet e drejta Kryesisë së partisë dhe Grupit Parlamentar që të marrë vendim se si do të veprohet në seancën e mocionit të mosbesimit të qeverisë Mustafa.

Mbledhja e Kryesisë sipas tij, do të fillojë tash menjëherë nga ku do të dalë vendimi.

Gazeta Metro mëson se shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të PDK’së në këtë mbledhje kanë kërkuar që të votohet mocioni i opozitës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për faktin se partneri i koalicionit, LDK nuk ka marrë parasysh kërkesat e PDK’së që fillimisht të shkohet me seancë për Demarkacionin, pra para asaj të Mocionit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë